Vlorë, 14 nëntor, NOA - Gjykata e Vlorës la sot të lirë 6 prej 14 të ndaluarve për protestat e dhunshme në Orikum pak ditë më parë.
Gjykatësit vendosën që të liruarit duhet të paraqiten çdo të henë në Gjykatën e Vlorës deri sa të ketë një vendim të formës së pretë.
Të liruarit janë Azem Vangjeli, Nuro Kulluari, Kujtim Berdo, Musa Xhendraj, Pelivan Ibroj dhe Denald Hoxha.
Ndërkohë që për tetë të tjerët ende nuk është dhënë vendim nga Gjykata e Vlorës.
Banorët e Orikumit dhe Dukatit u ndaluan nga policia pasi protestave për njohjen e pronave në këtë zonë. Ata bllokuan rrugën dhe mes tyre dhe policisë pati dhe përplasje të ashpra ku u përdoren gurë dhe sende të tjera të forta.
Edhe sot gjatë zhvillimit të seancës kanë dhjetëra banorë të Dukatit janë mbledhur para godinës. Deri tani nuk raportohet për incidente mes policisë dhe banorëve. Ndërsa banorët e fshatit Dukat kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.
a.k/NOA