Athinë, 14 nëntor, NOA - Më shumë se 9 milion grek sot votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet pritet të jenë me diferencë të ngushtë të rezultatet në dy qytetet më të mëdha Athinë dhe Selanik, të cilat po vlerësohen si referendume për Qeverinë socialiste të kryeministrit Jorgos Papandreu dhe për masat e saj të forta në luftën kundër krizës ekonomike.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, socialistët kanë fituar dy vendeve guvernatorësh në 13 rajone, ndërsa në pesë të tjera kanë epërsinë.
Votuesit sot do të zgjedhin krerët e 11 rajoneve si dhe kryetarët e 221 nga 325 komunat e Greqisë.
Luftë e ngushtë do të jetë në rajonin kryesor Atika, ku PASOK rrezikohet nga Demokracia e Re opozitare. Rezultatet e para jozyrtare për zgjedhjet lokale pritet të publikohen sonte rreth orës 21.00, bëri të ditur komisioni zgjedhjeve në Greqi.
NOA/INA