English

Shalsi: Vasili të tregojë se përse i merr tenderët e ilaçeve vetëm një firmë

Tiranë, 14 nëntor, NOA- Partia Socialiste ka kërkuar sërish sqarime nga ministri i Shëndetësisë, Petir Vasili për tenderët e ilaçeve. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Eduard Shalsi tha sot se ministri duhet të sqarojë lidhjet e tij me kompaninë “Megapharma” .

Ai ka kërkuar të dijë sesi vetëm një kompani farmaceutike mund të marrë shumicën e tenderëve të ilaçeve pa pasur përvojë të gjatë në këtë sektor.

“Çfarë di Z. Vasili për këtë kompani? Si është e mundur që gjatë vitit 2010, pra gjatë kohës që Petrit Vasili mban postin e Ministrit të Shëndetësisë kjo kompani ka fituar një numër shumë të madh tenderësh? Çfarë e bën të veçantë këtë kompani që shumëfishon xhiron pasi Petrit Vasili bëhet ministër?”, tha sot Shalsi

Ai shtoi se kompania është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe është me seli në Tiranë.

Shalsi kërkoi që këtë herë ministri Vasili të përgjigjet personalisht dhe jo me anë të zëdhënësve të Ministrisë.

“I sugjerojmë Z. Vasili që kësaj here të mos fshihet pas zëdhënësesh, drejtorësh të kapur mat apo edhe pas kryetarit të tij të partisë, por të gjejë kurajën dhe të ballafaqohet vetë me këto pyetje, sepse asnjë nga avoketërit e tij nuk do të mund ta shpëtojë nga përgjegjësia e disa të vërtetave të hidhura”, tha deputeti i PS-së.

a.k/NOA

KOMENTE