SHBA, 15 nëntor NOA - Sulm singolar i pësuar nga një polic i Gurnee në shtetin amerikan të Illinois: një agjent është rrahur nga një grua që ka përdorur si armë vibratorin e saj. Lodra seksuale e zotëruar nga Carole Bildsten, 56 vjeçe, tashmë është sekuestruar.
Më pas ka ardhur dhe arrestimi i gruas e cila u gjet e dehur në një lëndinë. Gjithçka nisi në një restorant, vend nga i cili gruaja kishte ikur pa paguar faturën. Punonjësit kishin njoftuar menjëherë policinë, të cilët e kishin gjurmuar atë. Kur u mor në pytje në lidhje me faturën e pa paguar në restorant, Bildsten u kishte thënë se në atë moment nuk kishte para me vete, por do ta paguante faturën pasi të merrte paratë në shtëpi. Por, kur agjentët e shoqëruan në shtëpinë e saj, situata është përkeqësuar. Gruaja kishte rrëmbyer nga një sirtar vibratorin, duke i sulmuar agjentët pikërisht me këtë “armë” të sajën. Menjëherë, sapo mbeti e çarmatosur, Bildsten u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë në Gurnee.
r.b/NOA