English

Zjarr në Francë, shtatë të vdekur

Francë,15 nëntor NOA - Shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë natën e kaluar për shkak të një zjarri që ka përfshirë një qendër punëtorësh emigrant në Dijon, në Francën qëndro-lindore. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e zjarrfikësve. Kur zjarrfikësit mbërritën në vend, dhjetë minuta pas thirrjes, flakët ishin përhapur dhe emigrantët ishin në pamundësi për tu larguar vetëm për shkak të tymit.

“Disa persona janë hedhur nga dritaret”, - tha një menaxher. Për sa i përket shkaqeve të rënies së zjarrit, duhet thënë se gjithçka është në hetim e sipër.

r.b/NOA

KOMENTE