English

Zogaj: Qytetarët të informohen për vizat

Tiranë, 14 nëntor, NOA – Koordinatori i opozitës së bashkuar Preç Zogaj ka deklaruar sot se qeveria duhet të informojë qytetarët në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Në një deklaratë për media Zogaj ka folur dhe për refuzimin e statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar këtë si një dështim të qeverisë. Ai është ndalur dhe në raportin e Komisionit Europian duke i cilësuar ai alarmante shqetësimet që ngrihen në këtë dokument të institucioneve të BE.

“Refuzimi i statusit të vendit kandidat edhi nga kriza politike”, tha sot Zogaj. Ai k theksuar se me ofertën që ka bërë Partia Socialiste, “topi është në fushën e Berisha”. Nga ana tjetër ai e ka cilësuar si të pakuptimtë shpërfilljen që kryeministri Sali Berisha i ka bërë raportit të KE.

Sipas tij ky dokument është një fotografi e krizës në të cilën ndodhet sot vendi.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE