Tiranë, 15 nëntor, NOA – Pas akuzave që i adresoi kryebashkiakut Edi Rama vetë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës, për mungesën e parkingjeve në Tiranë dhe mosnisjen e projektit të Unëzës së Madhe, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke deklaruar rishtas se është qeveria ajo që po refuzon të gjithë bashkëpunimin me Bashkinë për investimet në kryeqytet.
Pas akuzave ndaj Ramës, ishte zëdhënësi i Bashkisë së kryeqytetit, Florion Serjani, që akuzoi kryeministrin se po mban të bllokuar projektin për ndërtimin e dy parkingjeve nëntokësore, në parkun "Rinia" dhe në sheshin "Italia".
Serjani deklaroi sakaq se "Berisha mban në sirtar planin për dy parkingje nëntokësore në Tiranë”.
Po kështu Serjani tha se qeveria mban të bllokuar edhe kredinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Unazën e Madhe dhe buxhetin e bashkisë së kryeqytetit për vitin 2010.
mit/NOA