Tiranë, 15 Nëntor, NOA – Ndjenja e përgjegjësisë në sistemin gjyqësor, zhvillohet bashkë me reformimin e tij, duke integruar brenda tij gjithmonë e më tepër gjyqtarë të rinj. E në këtë mënyrë gjyqësori, do të mund t’u largohet kritikave që i mbërrijnë nga politika.
Kështu është shprehur kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj gjatë mbledhjes së Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ku pritet që të zgjidhen pesë emrat e rinj si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas saj, gjyqtarët nga e gjithë Shqipëria duhet të tregojnë se janë respektuesit më të mëdhenj të Kushtetutës në këtë vend dhe se ata janë të pavarur në kryerjen e punës së tyre.
“Të japim drejtësi pa u ndikuar nga asgjë”, ka qenë apeli që ajo i ka drejtuar shpurës së gjyqtarëve në vend, duke deklaruar se ata duhet të jenë garantuesit e vërtetë të paanshmërisë.
n.e/NOA