Tiranë, 15 Nëntor, NOA - “Kjo ishte një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme që vendosi për Tiranën tjetër, për Tiranë e fytyrës së vërtetë Evropiane, për Tiranën e infrastrukturës më moderne, për Tiranën e zonave kreative, të njëjta me kryeqytetet e mëdha të Evropës. Ju edhe mund të komentoni se kjo mbledhje ishte fillimi i fushatës elektorale për Tiranën. Unë nuk ju fajësoj, por, sigurisht, kjo nuk ishte e tillë. Duke parë së në Tiranë përveç britmave për kutinë nuk pipëtin asgjë tjetër, atëherë juve ju duket sikur filloi fushata. Ne po fillojmë infrastrukturën e madhe për kryeqytetin e vendit”.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH).
Ndërsa i pyetur më pas lidhur me çështjen e hapjes së kutive, Berisha tha se do të shohë propozimin e Ramës.
Ndërsa për mocionin ndaj tij dhe Topallit tha: “Zoti u dhënë kurajë! Sepse kanë pesë vjet që thonë mocion, mocion dhe nuk e sosin dot. Le ta bëjnë një”.
n.e/NOA