Tiranë, 15 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Pak ditë pas protestës së Shoqatës për Autonominë vendore përpara parlamentit, ku merrin pjesë përveç kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetarë bashkish dhe komunash të drejtuara nga të zgjedhurit vendorë socialistë, kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit të deputetëve demokratë, se paratë e buxhetit të shtetit që shkojnë për qeveritë vendore nuk do të shkojnë më për militantët e PS-së, por për të përmirësuar jetët e qytetarëve.
Duke theksuar se mbrojtja e interesave të qytetarëve është axhendë e qeverisë dhe duhet të jetë axhendë e çdo të zgjedhuri të popullit, shefi i mazhorancës ironizoi protestën e qeveritarëve vendorë socialistë të thirrur nga Edi Rama, duke cilësuar se të granti i buxhetit për qeveritë vendore dhe të ardhurat nga taksat gjatë vitit 2010 janë rrritur me 41 miliardë e 423 milionë lekë këtë vit.
Kryeministri Berisha informoi se financimet apo granti i qeverive vendore nga 2005-2010 dëshmon për rritjen e financimit të qeverive vendore në qeverinë e tij.
Sipas Berishës, qeveria socialiste në buxhetin e saj të 2005-ës kishte përcaktuar totalisht për qeveritë vendore, bashki e komuna, 7 miliardë e 775 milion lekë, ndërkohë që qeveria jonë për vitin 2010 kishte të përcaktuar për 17 miliardë e 235 milion lekë, theksoi kryeministri.
Ai risolli në vëmendje edhe kalimin nën buxhetin e bashkisë edhe të një sërë taksash qendrore tërësisht në taksa vendore, duke bërë kështu që të ardhurat vendore të rriteshin tejet, që prej vitit 2005, që shënonin 12.2 miliardë lekë.
Ai ripërsëriti se në total buxheti i qeverisë vendore është rritur me 41 miliardë e 423 milionë lekë këtë vit nga 19.9 miliardë që ishte në vitin 2005.
Në këtë kontekst, kryeministri Berisha sqaroi se kryebashkiaku rama buxhetin për bashkinë e Tiranës e përdor për të paguar rrogat e militantëve të tij, ku ai solli në vëmëndje rritjen e numrit të policëve të policisë bashkiake.
Ne nuk do të lejojmë më theksoi kryeministri që paratë e taksapaguesve të shkojnë për rrogat e militantëve, pasi ato duhet të përdoren për rrugë, ujësjellësa e kanalizime si dhe ndërtimin e shkollave të reja publike për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Vijon...
mit/NOA