English

Eurosong, Genta Ismaili përfaqëson Zvicrën e jo Kosovën

Prishtinë, 15 nëntor, NOA – Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismaili do të përfaqsojë Zvicrën dhe jo atdheun e saj, Kosovën, në festivalin e këngës evropiane, Eurosong.

Kjo pas pengesave të Kosovës për t’u njohur botërisht si një si shtet i ri.

Këto pengesa kanë bërë që këngëtarja kosovare të mos ketë mundësi të marrë pjesë edhe në ngjarje të rëndësishme kulturore ndërkombëtare, si kosovare dhe prandaj është e detyruar të përfaqësojë shtete të tjera.

Kjo është një rrugë aspak e pëlqyeshme për artistët kosovarë, por ja që ata nuk mund të humbasin shanset për përfaqësim në tregjet ndërkombëtare, meqë shteti i tyre njeh ende pengesa politike për njohjen si i tillë.

n.e/NOA

KOMENTE