English

Kolera në Haiti, mbi 900 të vdekur

Haiti, 15 nëntor NOA - Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga kolera në Haiti. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë më shumë se 900 të vdekur, ndërsa të sëmurët kanë arritur kuotën e 15 mijë të tillë.

Në ishullin e shkatërruar nga tërmeti në janar dhe sidomos në kryeqytet, ku janë zhvendosur një milion e gjysmë njerëz në kampe të improvizuara, ekziston shqetësimi se epidemia mund të prekë dhe 200 mijë persona të tjerë. Situata më e vështirë është në Port-au-Prince, kryeqyteti haitian që fillimisht kishte qenë i kursyer nga epidemia që shpërtheu në tetor.

“Të gjitha spitalet e qytetit janë mbushur me pacientë, rastet janë rritur rreth shtatë herë më shumë se në ditët e kaluara”, - bëri të ditur një doktor.

r.b/NOA

KOMENTE