Tiranë, 15 Nëntor, NOA Update – Për Tiranën do të projektohet një unazë e madhe, ndërsa pjesa veriperëndimore e saj do të jetë me 8 korsi, pasi është pjesë e Rrugës së Abërit.
Kështu deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), në cilësinë e kryetarit të këtij organi që merret me projektet e mëdha të planifikimit të territorit në vend.
Duke folur vetëm për Tiranën sot, Berisha tha se duhet nisur nga zbatimi plani rregullues i unazës së madhe të Tiranës.
"Duhet të vendosim moton që të ndërtojmë një infrastrukturë moderne. Rama t'u kërkojë falje qytetarëve, pasi projekti për unazën duhet të kishte filluar prej një viti", tha Berisha. n.e/NOA