English

Meksikë, shpërthim në hotel: 7 të vdekur

Meksikë, 16 nëntor NOA - Pesë turistë kanadez dhe dy punonjës meksikanë janë vrarë nga një shpërthim aksidental i gazit në Hotel Princess, në qytetin bregdetar te Playa del Carmen, 90 kilometër larg nga Kankun. Lajmi u njoftua nga prokurori i shtetit të Quintana Roo.

Princess është një hotel luksoz në qytetin turistik meksikan. Gjithmonë si rrjedhojë e këtij shpërthimi, tetë turistë të tjerë, përfshirë këtu shtatë kanadezë dhe një amerikan, kanë mbetur të plagosur së bashku me tetë punonjës. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar rënien ndërtesës, e cila ka një nga restorantet me pesë yje në vendpushimin e Playa del Carmen. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e çdo lloj sulmi të mundshëm: “Për fat të keq ai ishte një aksident, duket qartë se ka qenë një rrjedhje gazi”, - tha avokati i Quintana Roo, Francisco Alor.

r.b/NOA

KOMENTE