English

OBSH: Diabeti vret 4 milionë jetë në vit

Uashington, 15 Nëntor, NOA – Mëse treqind milionë njerëz të prekur në mbarë botën, sasi kjo e barabartë me të gjithë popullsinë amerikane, ose gjashtë herë atë të Anglisë.

Ky është niveli aktual i të prekurve me sëmundjen e diabetit në të gjithë botën, e cila vret mëse 4 milionë persona në vit.

E thënë ndryshe, një person në botë vdes çdo 10 sekonda nga kjo sëmundje, shifër kjo që u dha nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën Botërore të Diabetit.

OBSH pohon më pas se kjo sëmundje nuk ka kufizime, në vende të zhvilluara apo ato të varfra, dhe shpërndarja e saj është thuajse e njëjtë.

Një shembull është Kina, është vendi i parë në botë për numrin e njerëzve me diabet (92.400.000), e ndjekur nga India (50.800.000).

“Uorld Diabetes Day”, festohet më 14 nëntor që nga viti 1991, për të përkujtuar lindjen e Sir Frederick Banting, një pionier i kërkimit për këtë sëmundje.

n.e/NOA

KOMENTE