Tiranë, 15 Nëntor, NOA/ Milena Selimi- Aktivitetet për 150-vjetorin e Bashkimit të Italisë do të vazhdojnë në Teatrin e Operës dhe Baletit me një vepër premierë, operën lirike "Otello" të Xhuzepe Verdit, 17 nëntor, ora 19.00.
Drama e xhelozisë dhe dashuria posesive.
Pushteti i ndjenjës dhe rreziku i humbjes së tjetrit. Këto ndjesi, të vjetra sa bota dhe të gjithhershme do të prezantohen në skenën e TKOB-së, ku në rolin e Otellos interpreton tenori italian Leonardo Gramegna. Solistë, këngëtarët lirikë shqiptarë: Ylber Gjini, Manjola Konjari, Marjana Leka, Irini Nikolla.
“Opera “Otello” do të shfaqet edhe në datat 19, 21 e 23 nëntor. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Fabio Pirona, regjia nga Nikolin Gurakuqi dhe skenografia nga Alfredo Troisi.
Po me këtë rast, Instituti Italian i Kulturës projekton filmat: "I viceré" të Roberto Faenza, të martën më 15 nëntor, në të njëjtën orë; "In nome di Papa Re" të Luigi Magni, më 17 nëntor; "Nell'anno del signore" të Luigi Magni, më 19 nëntor.
m.s/n.e/NOA