English

Parashikimi i motit për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 15 Nëntor 2010 NOA – Dita e parë e javës gjendet në kushte te qëndrueshme atmosferike.

Qe ne oret e para te mengjesit i gjithe vendi po dominohet nga kthjellime perjashtuar ektremin verior i cili do te kete kalime vranesirash te lehta.

Ne kushtet e motit te kthjellet do te mbetemi edhe gjate oreve te mesdites.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa ne zonat malore do te ndikojne kthjellimet dhe vranesirat e here pas hereshme.

Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi shtim te vranesirave ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes por mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim verilindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te mbetet i ulet.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ndërsa rajoni i Mesdheut dhe zona e alpeve do te perfshihen nga nje sisitem i fuqishem vranesirash dhe reshjesh shiu e debore.

Problematike serish do te jete Italia Veriore ku shirat do te jene me rrembim dhe intensitet te larte.

Po ashtu ne kushte te vranesirave dhe shirave do te jete gadishulli skandinav pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene prezent gjate gjithe dites.

Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne pjesen me te madhe te kontinentit ku me te ulëta do te jene ne Lindje dhe Verilindje te kontinentit.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia veriore do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Zona e Alpeve alarmon stuhi te forta ere dhe debore;

Finlanda rrezikohet nga rreshje debore dhe stuhi te forta ere.

e.r/NOA

KOMENTE