English

Pasqyra e Shtypit, 15 Nëntor 2010

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 15 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: infoçnoa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklarimin e komisioneres Malmstrom gjatë një interviste se shqiptarët nuk do deklarojnë pasurinë në kufi, pas heqjes së vizave. Ato paraqesin edhe ndryshimet e fundit në postet drejtuese të selisë rozë. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i kapjes së një të kërkuari në Shkodër që i fshihej policisë prej 10 ndjekjesh.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Gjobë 9 biznesmenëve, Dajti në hetim” i cili i referohet hetimit të biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur nga Dritan Dajti.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Gardisti Skeja jep 3 versione në polici”, referuar shoqëruesit të kryeministrit.

“Berisha-Topalli, shkëlqimi dhe rënia”, është një artikull që citon detaje nga jeta politike dhe ecuria e saj e dyshes Berisha-Topalli.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Për kompensimin/ Pronat, vetëm 3 milionë USD për 2011”, i cili tregon sesi do ndahen paratë e kompensimit për ish-pronarët gjatë vitit të ardhshëm.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kastriot Islami: Edi Rama u kthye pas 15 uajsh te propozimet e mia, të më kërkojë falje”.

Po lidhur me hetimin e zgjedhjeve, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Gati përgjigjia, oferta e Ramës: Fletët, gati të digjen”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rrëfimi i Mihallaq Gjinkasit: Çe Gevara mbante foton e Mehmet Shehut në 1960”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Pakti detar/ Jo në Hagë”, i cili tregon një intervistë të kolonel Myslym Pasha për paktin detar me Greqinë dhe reagimin e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke.

“Zgjedhjet e marsit ’92, lobimi i Berishës me krerët fetarë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, në rubrikën dossier.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Pranga të kërkuarit, vrau dhe u fsheh në shtëpi me 4 tunele”.

“Zbuluesi ushtarak/ Si e ndihmuam Bandën e Xhevdet Mustafës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Votë e fshehtë kundër Topallit”, i cili tregon strategjinë e fshehtë të selisë rozë për të rërzuar kryeparlmentaren Topalli, jo përmes mocionit, por shkarkimit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kosovë, listat e deputetëve ende të hapura”.

Ndërsa çështja e një të ndjekuri që i ka shpëtuar 10 herë policisë, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “RENEA plagos në galeri vrasësin urith”.

“Ish-diplomati amerikan në Tiranë, akuzohet për shpërdorim detyre” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Kritikët e Edi Ramës, dublohen postet në PS”, i cili i referohet ndryshimeve që po bëhen në postet drejtuese të selisë rozë, duke aluduar se po mënjanohen ata që s’mendojnë si kryetari Rama.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Leka Zogu, fëmijëra burrërore e monarkut shqiptar”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete në rubrikën “shëndeti” është edhe ai me titullin “Reumatizma, pse lind dhe si ta trajtojmë”.

Ndërsa në rubrikën “vëzhgim” do të lexoni “Kartmonedhat që dalin nga qarkullimi këtë fundvit”.

n.e/NOA

KOMENTE