English

Premier League, Chelsea turpërohet në shtëpinë e saj

Angli, 15 nëntor NOA - Është me të vërtetë i pabesueshëm rezultati i radhës së Chelsea në Premier League, ku skuadra e drejtuar nga tekniku italian Carlo Ancelotti ka humbur me rezultatin e thellë në shtëpinë e saj 3-0. Fituese ishte skuadra e Sunderland e kandidatit për Topin e Artë, Gyan. Të ftuarit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1 me 0, por në pjesën e dytë pikërisht falë golave të Gyan dhe Welbeck, ata vunë firmën përfundimtare mbi këtë fitore.

Për sa i përket dy skuadrave të Manchester, pas rezultatit 0-0 në derbi, ka ardhur një tjetër barazim. Për skuadrën e Mancinit, një 0 me 0 tepër zhgënjyes me Birmingham, ndërsa për Red Devils, ndeshja u mbyll në 2-2 sul në fushën e vështirë të Aston Villës ku rezultati u kthye nga 2-0, vetëm në dhjetë minutat e fundit.

r.b/NOA

KOMENTE