Gjermani, 16 nëntor NOA - Propozim shokues më Gjermani për të ndaluar programin bërthamor. Gazetarja dhe shkrimtarja gjermane Charlotte Roche në fakt i ka ofruar presidentit gjerman Wulff për të kaluar një natë seks, në këmbim të vetos së tij mbi ligjin për zgjerimin e veprimtarisë të 17 stacioneve të energjisë bërthamore. “Nëse ai nuk e nënshkruan, unë shkoj në shtrat me të”, - tha Charlotte Roche për të përjavshmen Der Spiegel.
“Bashkëshorti im është dakord me këtë fakt, - tha shkrimtarja 32 vjeçare - tashmë i takon zonjës së parë për të marrë një vendim.
“Presidenti duhet të vendosë deri në fund të vitit, në rast se ligji për zgjerimin e veprimtarisë së centraleve bërthamore, të miratohet në fund të shtatorit nga ana e anëtarëve dhe mund të hyjë në fuqi pa miratimin e Bundesrat. Gazetarja Charlotte Roche ka shitur në Gjermani më shumë se një milion kopje të librit të saj, që tregon në mënyrë tepër të detajuar eksperiencat seksuale të një tetëmbëdhjetëvjeçari.
r.b/NOA