English

Rektori i dorëhequr Shaska, sulmon sërish Qeverinë: Një arrogante e pashoqe

SHBA, 15 Nëntor 2010 NOA – Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presupozohet se kryen detyrën e rektorit prej shumë kohësh në distancë(!), rektori i dorëhequr sot nga Universiteti i Vlorës, “Ismail Qemali”, Tanush Shaska, ka sulmuar sërish qeverinë duke e cilësuar si një arrogante e pashoqe.

Ndërkohë, përmes përfshirjes në një grup me emaile të pedagogëve dhe ithtarëve të tjerë të tij, Shaska nuk ka reshtur sot së shpërndari emaile me lëvdata ndaj tij, në sajë dhe të teknologjisë që po përparon e që në SHBA ku ai jeton më së shumti, ka ecur edhe më shumë.

Pasi kishte publikuar paradite tekstin e doreheqjes, në deklaratën e pasdites së sotme, Shaska, ka nisur të nxjerrë “petët e lakrorit” ndaj të djathtëve në Vlorë dhe më gjerë.

Lexoni më poshtë si “argëtohet” Shaska me të tilla akuza të rënda:

“Une nuk e quaj normale ambjentin ne te cilin une kam punuar ne Vlore. Para shume muajsh militantet e PD-se ne Vlore ne menyre te hapur deklaruan se plani i kreut te tyre zotit Kollozi per te dominuar jeten politike te qyteti ishte si me poshte - eliminimi i Kryetarit te Qarkut zotot Agron Sharra - eliminimi i Prefektit te qytetit zotit Hasan Halili - eliminimi i Rektorit te Universitetit Keto i kishte kerkuar zoti Kollozi Kryeministrit qe te merrte bashkine nga Shpetim Gjika. Strategjia ishte e qarte, dominim i institucioneve me te rendesishme te qytetit per ti perdoruar keto si mjete politike dhe fushate per interesat e PD-se, por me shume per interesat personale te zotit Kollozi. Asgje s'ka per ti ndaluar keta te babezitur, as protestat e nje fshati te tere ne Dukat, as pakenaqesia e nje qyteti te tere, as neglixhimi totatl i votuesve te Vlores per keta persona. Ata do te vazhdojne deri ne fund pa pyetur as per Vloren, as per PD-ne, as per pronat e ligjshme, as per universitetin. Per kete u inskenuan mjaft gjera kunder meje, deri ne gjyqe fallso me studente, ne akuza nga me qesharaket, u perdor gjykata dhe prokuroria gjat gjithe kohes per te bere nje terror psikollogjik dhe per me mposhtur mua dhe UV-ne. Perpjekje te tilla vazhdojne nepermjet gjykates per raste qe do te konsideroheshin qesharake edhe ne vendet me te humbura te Afrikes. Megjithe kontaktet e vazhduara me Ministrat, Kryeministrin, asnje lloj reagimi! Keto u duken me qarte disa jave me pare kur nje deputet i PD-se, ish-zv.minister (zoti Shemshedin) shprehu ate qe qeveria ka thene nen ze gjithe kohen per mua. As nga Kryeministri apo askush tjeter brenda PD-se nuk pati asnje lloj prononcimi. Pse? Sepse kjo eshte metoda se si kjo qeveri po funksionon. Qeveria po qeveris me nje arrogance te pashoqe dhe kjo e ben punen tone teper te veshtire. 2) Para disa ditesh me erdhi nje informacion ku tregohet shperndarja e fondeve te programit Cilesi dhe Barazi (hua e marre nga Banka Boterore, 10 milione Euro) dhe ne menyre fare te pashpjegueshme shoh se te gjitha keto fonde kane vajtur ne menyre eskluzive tek universitetet e Tiranes. Edhe pas emaileve, kerkesave te informacionit, etj asnje lloj shpjegimi dhe sqarimi nga MASH (nje institucion gjoja i pavaruar). Ne kushte te tilla drejtimi i universiteteve jashte Tiranes behet i pamundur. 3) MASH nuk mund te lejoje qe persona me mjaft fuqi ne arsimin shqiptar, sic eshte rasti i zv. ministres te jene studente te universiteteve te caktuara. Supozohet se kur dikush behet zv.minister arsimi, kryetar kuvendi, minister etj e ka mbaruar shkollen. Si mund te pretendohet se zv.ministrja do te jete e pa-anshme dhe e drejte me gjithe universitetet?! 4) Qeveria ka vendosur qe te mbeshtese pa kufi universitetet private. Shumica e qeveritareve jane te mpleksur me keto universitete dhe e bejne kete thejsht per perfitim ekonomik. Ne keto kushte e ardhmja e universiteteve publike duket shume e zeze. 5) Qeveria ka shmangur ne menyre te plote te gjithe opinionin e njerezve profesioniste, te organizatave profesionale dhe perdor disa njerez te blere per te krijuar nje imazh te perfshirjes se "eksperteve". VKM-te dhe udhezimet qe dalin mbi arsimin jane nga me qesharaket. Ju kujtoj se para nje viti nje propozim i Univ. te Vlores per nje dege ne "Aktuaristike" doli ne VKM si "Akuaristike" kurse nje dege per "Shkenca Kompjutacionale" doli me VKM si "Shkenca Kompjuterike". Po te pyesni sot shumicen e komisioneve te MASH per aprovimin e diplomave ata ende nuk e kane te qarte se cdo te thote nje "kredit", "syllabus", etj. Eshte vertet per te qeshur kush shikon komentet e "eksperteve" mbi propozimet tona. Mediokriteti eshte bere menyra e vetme e funksionimit dhe opinioni i pedagogeve dhe specialisteve nuk merret kurre parasysh. Ne keto kushte, funksionimi im si Rektor i Universitetit te Vlores behet i pamundur. Une nuk besoj se kjo qeveri mund te me siguroje kurre kushtet minimale te punes cfaredo qe te premtojne. Eshte me mire per UV-ne dhe per mua personalisht qe une te mos jem me Rektor i UV-se. Une i premtoj stafit se cdo gje do ta bejme perseri bashke, une do te jem pjese e gjithe aktiviteteve te UV-se dhe per cdo gje do te vendosim te gjithe bashke ashtu sic kemi vendosur deri me sot. Ju kerkoj qe bojkoti te mos marre asnjehere ngjyrat per doreheqjen e rektorit, por per ate qe fillimisht u nis "Ndalimin e presionit te gjykatave dhe prokurorive mbi universitetet". Ju bej thirrje qe te tregoni maturi dhe te qendrojme te gjithe bashke sepse vetem keshtu do ta shpetojme UV-ne. Individet nuk kane rendesi ne kete proces, por vetem institucionet. Personalisht nuk do te jap intervista mbi kete problem. Gjate dy javeve qe vijne do te jem ne Berkely per nje konference shkencore dhe ne javen e pare te Dhjetorit kthehem ne Vlorë”.

e.r/NOA

KOMENTE