English

Rektori i Universitetit të Vlorës jep dorëheqjen: Berisha dhe Tafaj janë amatorë

Vlorë, 15 Nëntor 2010 NOA/ Eglantina Nasi – Profesor Tanush Shaska jep dorëheqjen si Rektor i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” dhe konfirmon se letrën e largimit e ka dorëzuar sot tek Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.

Duke konfirmuar aktin e dorëheqjes, z. Shaska tha për agjencinë NOA se vendimi vjen ngaqë sipas tij, kryeministri dhe ministri i Arsimit janë amatorë në fushën e arsimit të lartë.

Duke iu drejtuar edhe kolegëve e studentëve, z. Shaska shprehet:

“Ne kushtet kur arsimi ne Shqiperi po shkaterrohet ne menyre te organizuar, kur cdo gje ne arsim kontrollohet nga nje kryeministër dhe nje minister te cilet s'e kane idene dhe jane plotesisht amatore ne arsimin e larte une kisha vetem dy alternativa; ose heshtjen per hir te Universitetit te Vlores, ose kundershtimin e hapur publik. Kjo e dyta, te cilen une kam kohe qe e kam zgjedhur, ka demtuar Univ. e Vlores pa mase gjate kesoj kohe. Ne keto kushte besoj se eshte ne te miren e Universitetit qe zv. Rektori Zhupa te marre drejtimin. Une do te vazhdoj te jem edhe me aktiv se me pare ne punet e Universitetit dhe ne aktivitetet e tjera politike dhe sociale ne Vlore. NOa publikon më poshtë, tekstin e plotë të dorëheqjes:

I nderuar zoti Minister, Ne përgjigje te shkreses suaj te dates 9 nentor 2010, me numer protokolli 6921/1 ju bej me dije se:

Asnjehere nuk do te nderpres veprimtarine time shkencore, mesimdhenese, apo profesionale ne institucionet jashte Shqiperise.

Asnjehere nuk kam ndermend te kerkoj leje nga ju, pasi e konsideroj kete fyerje te pozicionit tim si Rektor dhe cenim te autonomise se universiteteve.

Mendoj se asnjehere nje Rektor i zgjedhur me vota te lira nuk duhet te kerkoje leje nga nje zyrtar i pazgjedhur. Mendoj se kjo eshte nje menyre tjeter per te futur ne kontrollin tuaj te plote universitetet publike. Duke qene se filozofia ime mbi arsimin e larte eshte totalisht e kundert me filozofine qe keni ndjekur Ju dhe qeveria qe ju përfaqësoni, duke qene se ju dhe qeveria ne menyre te ndergjegjshme punoni kunder arsimit publik, duke e pare se ju dhe kjo qeveri ne menyre sistematike keni mbeshtetur te paaftet, dhe duke patur bindjen e plote se arsimi ne Shqiperi nuk do te rregullohet ndonjehere me kete qeveri, une jap doreheqjen e nga detyra e Rektorit ne Universitetin e Vlores. Te gjitha pergjegjesite administrative kane kaluar tek zv.rektori administrativ Dr. Eustrat Zhupa, i cili ne rregulloren dhe statutin e Universitetit te Vlores eshte personi i dyte ne pergjegjesi pas Rektorit te Universitetit.

FUND

KOMENTE