English

Sondazhi: Të rinjtë nëpër fshatra të painformuar për kushtet e lëvizjes së lirë pa viza

Tiranë, 15 nëntor, NOA – Si do t’a përdorin shqiptarët mundësinë e udhëtimit dhe qëndrimit afatshkurtër pa viza në vendet e zonës Shengen? Kjo ishte pyetja për sondazhin e realizuar me rreth 2500 vetë nga Instituti Eunacal dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, lidhur me perceptimin e të rinjve shqiptarë për procesin e lëvizjes së lirë, por afatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen, një proces që sipas sondazhit thekson se të rinjtë shqiptarë vecanërisht në zonat rurale të vendit ende janë të painformuar.

Ky institut dhe Fondacioni për shoqërinë e hapur, në kuadër të nismës “Ligjërimi Politik 2.0”, organizuan një takim të hapur me qytetarët ku në fokus ishin perceptimet e qytetarëve dhe biznesit shqiptar ndaj procesit të aderimit në BE dhe prirjet e qytetarëve shqiptarë në shfrytëzimin e mundësisë së udhëtimit pa viza në vendet e zonës Shengen.

Në takim u prezantuan rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti Euanacal, në 12 – 18 tetor, një sondazh ku morën pjesë 2479 të intervistuar në të gjithë vendin, ndër ta pëërfaqësues të Ministrisë së Brendshme, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, shoqërisë civile e biznesit si dhe akademikë e studentë.

5 konkuzionet kyçe të sondazhit, tek të cilat u përqendruan diskutimet e takimit ishin: Pjesa dërrmuese e të intervistuarve e shohin anëtarësimin e vendit në BE si diçka që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës në Shqipëri dhe jo si një mundësi për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria për të jetuar e punuar në një vend tjetër të BE-së.

Të rinjtë e grupmoshës 18 – 29 vjeç dhe banorët e zonave rurale rezultojnë të jenë më të painformuarit mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit afatshkurtër pa viza.

Ka një prirje për dyfishim të numrit të qytetarëve shqiptarë që do lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen, krahasuar me levizjet e 6 muajve të fundit dhe për gjysmën e tyre kjo do jetë hera e parë që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen.

44 % e tyre do udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34 % për turizëm, 9 % për biznes, 8 % per studime dhe 4 % për të kërkuar punë.

Ekziston nje prirje e lehtë e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së për të kërkuar punë dhe një prirje e fortë për t’u larguar nga Shqipëria në rast të sigurimit të punës në një nga vendet e BE.

Pesë rekomandimet e dhëna për qeverinë gjatë takimit ishin:

Të vazhdohet me informimin e të rinjve mbi të drejtat dhe detyrimet pas heqjes së vizave. Përpos kanaleve tradicionale të informacionit si TV, gazeta, radio etj të vihen në përdorim dhe teknologjitë ëeb 2.0 si blogje, ëikipedia, facebook, tëitter dhe youtube.

Të vendoset një numer telefoni falas për informimin e qytetarëve që kanë paqartësi mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit pa viza (nr. i aksesueshëm nga çdo operator celular).

Informacioni që u jepet të rinjve të ketë fokus mbi procedurat që duhen ndjekur për marrje vize ose leje qëndrimi në rast se synohet lëvizja drejt një vendi të zonës Shengen me synim studimesh ose punësimi.

Të tregohet kujdes i veçantë për informimin e të rinjve të zonave rurale, duke vënë në dispozicion infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunukimit (ICT) që zotërohet nga shkollat publike dhe zyrat e komunave.

mit/NOA
KOMENTE