English

Studimi: Kur ulje-ngritjet e humorit përbëjnë depresion?

Londër, 15 Nëntor, NOA – Ulje-ngritjet e humorit nuk janë një gjë e zakonshme, as euforia që na kap kur del dielli apo ajo gjatë një feste. Kemi të bëjmë me një sëmundje, e cila quhet depresion bipolar.

Këtë e pohojnë ekspertë në Universitetin e Kembrixhit, të cilët kanë treguar nga imazhet që fal rezonanca magnetike, se në këtë rast jemi duke folur për depresion dypolar, i karakterizuar nga paqëndrueshmëria e humorit, i cili ndikon drejtpërdrejt në jetën tonë.

Kjo në fakt, nuk është një sëmundje e lehtë për t’u diagnostifikuar për shkak se është e ngatërruar me të tjera.

"Faza e depresionit bipolar, - shpjegon Claudio Mencacci, drejtor i Departamentit Neuroscience në spitalin e Milanos, - është kur njerëzit janë euforikë, krijues, komunikatorë të mëdhenj, dinamikë, të paduruar dhe në një moment, guxim bëhet i pandërgjegjshëm, pasionet e ndezura. Asgjë nuk është më e frikshme: kumar, marrëdhënie seksuale pa masa paraprake, blerje të papërgjegjshme. Nuk ndjeni nevojën për të fjetur dhe të ngrënit. Dhe ndërsa aftësitë njohëse bien, sikundër bie edhe përqendrimi, ju ndiheni superiorë, mjeshtra të botës”.

Pas kësaj gjendje, mbërrin menjëherë ajo e depresionit pa arsye të jashtme dhe të thellë, kur pacienti refuzon të largohet, preferon të qëndrojë në shtrat, humbi vetëbesimin, apo ndihet fajtor.

n.e/NOA

KOMENTE