Prishtinë, 15 nëntor, NOA – Në vazhdën e shtrirjes së rrjetit të saj nëpër qytetet, lagjet dhe fshatrat e Kosovës Lëvizja Vetëvendosje! gjatë ditës së djeshme ka mbajtur aktivitete të shumta në vende të ndryshme të Kosovës.
Kështu, aktivistët e saj u takuan me banorë të fshatit Nakaradë të komunës së Fushë Kosovës; në Artanë; në lagjen “Arbëria” në Prishtinë; në Matiqan të komunës së Prishtinës; në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit; në fshatrat Sodovinë e Çerkezëve, të komunës së Vitisë; në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë etj.
Gjatë këtyre tubimeve aktivistët shpalosen programin politik të Vetëvendosje!-s si dhe u zhvilluan biseda me qytetarë të shumtë rreth situatës së rëndë politike e socio-ekonomike në Kosovë dhe domosdoshmërisë për ta ndryshuar këtë gjendje nëpërmjet organizimit të qytetarëve në Vetëvendosje!.
Në këto takime u inauguruan edhe Këshillat për Zhvillimin e Pikave të Vetëvendosje!-s.
n.e/NOA