English

Vizat, kosovarët me pasaporta shqiptare?!

Prishtinë, 15 nëntor, NOA – Historia ka treguar që pas liberalizimit të vizave me Serbinë, disa shqiptarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe dhe e njëjta tani mund të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë ministri kosovar i Integrimit Evropian, Besim Beqaj, sipas të cilit nuk përjashtohet ideja se mjaft kosovarë do synojnë të marrin pasaportë shqiptare ,e synimin për të lëvizur lirshëm në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave.

Në këtë mënyrë, ai nuk përjashton mundësinë që një numër i kosovarëve të synojnë pajisjen me pasaporta shqiptare, pas hyrjes së Shqipërisë në zonën Shengen.

Por si bën me dijeni ambasada shqiptare në Prishtinë, janë tetë kritere që duhet të plotësohen për të marrë pasaportë të Shqipërisë për një huaj, duke përfshirë edhe qëndrimin rezident prej 5 vjetësh, respektivisht 3 vjetësh për qytetarët e Kosovës.

Pas vendimit të fundit për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, Kosova ka mbetur vendi i vetëm, qytetarët e së cilës nuk do të mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.

E kjo mesa duket i detyron kosovarët që të gjejnë zgjidhje alternative për të siguruar lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian, siç kanë bërë në kohën e ish-Jugosllavisë.

n.e/NOA

KOMENTE