Bruksel 16 nëntor NOA/ Rid Bulku - Vrasje e trefishtë në periferi të Brukselit. E gjithë familja e një avokati u vra nga dy burra që u paraqitën si dy persona të interesuar për blerjen e makinës së tyre. Viktimat e këtij agresioni ishin avokati Michel De Vleeschouver, 57 vjeç, gruaja e tij, Francoise Retifikat, 48 vjeç dhe djali Nicholas 21 vjeç.
E vetmja e mbijetuar ishte një shoqja e djalit, një vajzë 22-vjeçare, e cila është plagosur dhe kërkoi menjëherë ndihmë. Vrasja e trefishtë ka ndodhur në Vemmel.
Të dy grabitësit, në përputhje me rindërtimin e ngjarjes nga ana e policisë, janë paraqitur duke kërkuar informacione në lidhje me BMV që i biri i avokatit kishte vendosur ta shesë përmes një shpalljeje.
Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti tre trupat e pajetë të cilat ishin qenë shënjestër e shumë plumbave, ndërsa vajza që ishte goditur në kokë, u shtrua në spital në gjendje tepër të rëndë. Ndërkohë vrasësit kishin ikur në bordin e një BMË dhe Mercedezi të familjes.
r.b/NOA