Tiranë, 17 Tetor, NOA- Më poshtë gjeni të renditura disa kuriozitete rreth ushqimeve:
1. Qumështi me çokollatë u shpik nga Daniel Peter, i cili e shiste shpikjen e tij afër shtëpisë së Herri Nestle.
2. Një kg çokollatë përmban rreth 700 miligram kafeinë 3. Tre të katërtat e peshkut që kapet perdoret si ushqim, ndërsa pjesa e mbetur përdoret për të bërë, sapun, margarinë, ngjitëse dhe pleh. 4. Në shtator të vitit 1999 Dustin Philips arriti të pijë 400 ml lëng domate në vetëm 33 sekonda, duke hyrë në Librin Gines të Rekordeve. 5. Për të bërë një kile mjaltë, bletët duhet të vizitojnë 4 milion lule. 6. Sipas botanikës, banania është një barishte dhe domatja një frut.
7. Banania është produkti i dytë më i popullarizuar pas domates. Në vendet perëndimore, këto dy produkte mund të arrijnë në 3% të shpenzimeve totale vjetore të një familjeje. 8. Ka më shumë se 10 mijë lloje domatesh. 9. Evropiani i parë që ka zbuluar çajin ishte portugezi Jesuit Jasper ne 1570
10. Në kohë jo shumë të hershme, sheqeri ishte një luks dhe kushtonte deri në 10 herë më shumë se qumështi. 11. Vera vendoset në shishe të errët për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga drita. 12. Një karotë përmban 200% të nevojave ditore te vitaminës A per nje person. 13. Karotat kanë 0% yndyrë. 14. Thuhet se çaji u zbulua rastësisht në 2737 para Krishtit nga një perandor kinez kur një gjethe ra rastësisht në një tenxhere me ujë të valë. 15. Amerikanët hanë dy herë mish më shumë se evropianët. Rreth 50 kg për person në vit.
a.e/NOA