English

Edhe sot mot i bukur, parashikimi nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 16 Nëntor, NOA - Mengjesi i se martes do te jete me vransira ne zonat e uleta dhe bregdetare, ndersa ne pjesen tjeter te territorit do te dominojne kthjellimet. Mesdita do te sjelle shtim te vranesirave ne te gjithe vendin ku me te dukshme do te jene ne zonat bregdetare.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites te vijoje me mot te vranet ne te gjithe territorin perjashuar zonen Juglindore ku do te kete alternime kthjellimesh me vranesira. Ndersa gjate mbremjes do te kete shtim te vransirave ne te gjithe vendin te cilat do te gjenerojne qe ne oret e para te mëngjesit shira fillimisht ne zonen bregdetare. Temperaturat e ajrit ne vlerat e mengjesit nuk do te pesojne ndryshime por mesdita do te sjelle nje renie me 2 grade te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallge deri ne 3 balle.

Europa

Nje sistem vransirash dhe shirash do te perfshije nje pjese te Europes jugperendimore si edhe rajonin e Mesdheut ku problematike do te jete situata ne Itali pasi shira do te jene ne forme rrebeshi here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh, ndersa zona e Alpeve do te perjetoje stuhi te frota ere dhe reshje te dendura debore. Gjithashtu me reshje debore dhe stuhi ere do te jene zonat malore ne Spanje dhe France. Qendra e kontinentit do te jete e mbuluar nga mjegulla e dendur. Ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete kryesisht me mot te kthjellet por me temperaturat te uleta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te alarmoje rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Zona e Alpeve alarmon per reshje debore dhe stuhi ere;

Spanja rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallgezim ne det.

n.e/NOA

KOMENTE