English

Elbasan, mbetet në tentativë vrasja e 45 vjeçarit, ndërhyn policia

Elbasan, 16 nëntor, NOA – Festa e shenjtë e Kurban Bajramit duket se nuk është e tillë një ditë sakrifice dhe mirësie, pasi në qytetin e Elbasanit, një 41 vjecar nuk ia ka kursyer goditjen me armë një bashkëqytetari të tij, por ka qene një aksion i mbetur në tentativë.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se sot në mesditë 41 vjeçari Ardian Rama tentoi të vrasë me armë 45 vjeçarin me iniciale A.M, pas një grindjeje të çastit.

Policia e Elbasanit ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke parandaluar vrasjen e 45 vjeçarit.

Policia pohoi se ngjarja ndodhi në servisin në pronës të 45 vjeçarit.

Pas ndalimit të krimit policia ka kryer kontroll në banesën e 41 vjeçarit Ardian Rama, të cilit i gjeti në shtëpi një armë zjarri dhe dy thika.

Gjithashtu, policia saktësoi se 41-vjeçari Ardian Rama kishte precedent të mëparshëme penal, pasi kishte qenë i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje.

mit/NOA
KOMENTE