English

Ja pse meshkujt çmenden për femrat veshur me të kuqe

Nju Jork, 17 Tetor, NOA- Fustani i zi është elegant, shik, por me sa duket, të bën të dukesh më e vjetër. Pra, nëse ju doni të joshni një mashkull ... lëreni atë në dollap.

Burrat, në fakt, çmendem për femrat veshur në të kuqe. Ngjyra e flaktë shkakton një tërheqje, sepse është i lidhur me instinktin primar të seksit.

Sipas një studimi nga Andrew Elliott dhe Daniela Nieste në University of Rochester (Nju Jork) një femër e veshur në të kuqe konsiderohet më tërheqëse nga meshkujt: ajo jo vetëm që ka shanset më të mira për të marrë një ftesë për një takim, por, me sa duket, meshkujt janë më të gatshëm për të shpenzuar dy herë më shumë për të. Rezultati është arritur me anë të disa testeve. Shkencëtarët u kanë treguar qindra meshkujve disa foto të femrave, duke u kërkuar atyre të përshkruajnë emocionet që u ngjallin. Në disa foto konturet ishin në ngjyrë të kuqe, në disa të tjera sfondi ishte i kuq. Pavarësisht se në foto ishte e njëjta vajzë. Si përfundim, fotoja me kontur të kuq rezultoi më e pëlqyera. Rezultate të tilla u panë edhe kur u ndryshuan veshjet e femrave. Nëse vajzat kishin veshje të kuqe, ishin më të preferuarat.

Studimi botuar në "Jurnal of Personality and Social Psychology" sipas profesor Elliott synon të provojë "historinë e dashurisë jetëgjatë të shoqërisë sonë me ngjyrën e kuqe”.

"Edhe majmunët treguan një tërheqje ndaj ngjyrës së kuqe. Studimi ynë vërteton atë që shumë femra thonë prej kohësh, që mashkulli vepron dhe reagon si kafshët, kur është fjala për seks. Dhe në qoftë se fiton e kuqja në dashuri, me siguri humb në lojë”, vazhdon studiuesi

"Ky "alarm i kuq" mund të jetë një produkt i shoqërisë që ka lidhur dashuri të përjetshme me këtë ngjyrë e që ka shumë mundësi të ketë rrënjë primitive biologjike dhe të jetë një trashëgimi e evolucionit tonë", përfundon ai.

a.e./NOA
KOMENTE