English

Moti nis të prishet, parashikimi për nesër nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 16 Nëntor, NOA - Qarkullimi jugperendimor i masave ajrore do te sjelle nje paqendrueshmeri te motit ne te gjithe vendin. Vranesirat dhe shirat do te dominojne te gjithe qytetet e shqiperise por shira me te dendur do te kete ne Shkoder, Lezhe, Durres, Kruje, Tirane, por edhe nje pjese e jugut, Vlore, Sarande, Gjirokaster do te marrin shira te konsiderueshem.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Ndersa ne pjesen e dyte te dites shirat e dendur do te zhvendosen drejt veriut ku problematike situata do te jete ne B.Curri, Puke, Kukes, Peshkopi, Burrel. NDERSA pjesa tjeter e territorit do te kete shira me intensitet me te ulet. Mbremja dhe nata do te dobesoje ndjeshem intensitetin e shirave ne te gjithe vendin. Temperaturat e mengjesit do te pesojne nje rritje te lehte por mesdita do te kete rene me 4 grade te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtesi 55 km/h dhe drejtim jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 5 balle.

Europa

Nje sistem vransirash dhe shirash do te perfshije nje pjese te Europes jugperendimore si edhe rajonin e Mesdheut ku problematike do te jete situata ne Itali pasi shira do te jene ne forme rrebeshi here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh, ndersa zona e Alpeve do te perjetoje stuhi te frota ere dhe reshje te dendura debore. Gjithashtu me reshje debore dhe stuhi ere do te jene zonat malore ne Spanje dhe France. Qendra e kontinentit do te jete e mbuluar nga mjegulla e dendur. Ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete kryesisht me mot te kthjellet por me temperaturat te uleta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt britanike alarmojne shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Europa qendrore rrezikohet nga mjegulla e dendur.

Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE