Tiranë, 16 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 16 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbi krizën politike në vend, i cili ka përshëndetur ofertën e PS për zgjidhjen e saj. Ato paraqesin edhe emërimet në KLD për disa gjyqtarë. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i pranimit apo jo të homoseksualëve në ushtri, referuar një takimi dje të NDI, OSBE dhe përfaqësuesve të komunitetit gay në vend.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Rrëfehet trajneri i kokainës”, i cili citon faktin sesi trajneri me shtetësi rumune që kishte 44 kapsula kokaine në stomak, tha se nuk e dinte kush ia kishte futur ato.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Akuza për Gardistin: Vrasje në tentativë”, referuar akuzave të gardistit që punon për familjen Berisha.
“Iniciativa e një avokati/ Pritet padi për vdekjen e vogëlushëve të Sukthit”, është një artikull që citon risitë e procesit mbi vdekjen e 4 fëmijëve në Sukth para disa ditësh.
“Homoseksualët në ushtrinë shqiptare/ Komuniteti gay takon drejtuesit e ushtrisë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Deputetja e PD/ Kosovë, policia ndalon Albana Vokshin”, i cili tregon detaje nga ndalimi që i është bërë Vokshit në kufi, me pretekstin se pasaporta e saj diplomatike ishte e falsifikuar.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Udhëzimi i OSBE: Në ushtri do të pranojmë edhe ushtarët homoseksualë”.
Ndërkaq, lidhur me krizën politike në vend, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Fyle: Jo thirrje për dhunë, OK ofertës së re të PS”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e arsimit është edhe ai me titullin “Presionet nga ministri/ Tanush Shaska, dorëhiqet rektori i Vlorës”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Të përndjekurit: Lekët ose azil politik në BE”, i cili tregon sesi kategoria e ish-të përndjekurve kërcënon qeverinë se nuk dot respektojë kushtet e heqjes së vizave, nëse nuk dëmshpërblehet prej saj për burgun.
“Hapet konkursi/ Rama: Xhami në mes të Tiranës për Bajram – Selim Muça: Na shpëtoi Perëndia”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Rektori Tanush Shaska jep dorëheqjen: Po më bën presion shteti”.
“Vizat, kosovarët në kërkim të pasaportave shqiptare” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Beteja për Tiranën, dhurata të rënda ”, i cili tregon vendimet e djeshme të Këshillit të Rregullim-Territorit, shoqëruar me deklaratat e kryeministrit Berisha për infrastrukturën e Tiranës.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Komisioneri Fyle: Mirëpresim ofertën e PS, të mblidhet tryeza”.
Ndërsa çështja e buxhetit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Dedja: Buxheti për Gjykatën Kushtetuese, dy herë më i vogël se vjet”.
“Mbyllet odiseja e anëtarëve të rinj të KLD-së” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Përmbysje me dhunë, BE dënon thirrjet e opozitës”, i cili i referohet deklaratave të komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbi krizën politike në vend.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Nis ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rektori Shaska jep dorëheqjen, sulmon qeverinë”.
Ndërsa në rubrikën “kronikë” do të lexoni “Dukati/ bombat molotov nuk i mjaftuan gjykatës”.
n.e/NOA