English

Qendra “Kurajo: Thirrjeve për dhunë, u ka kaluar koha

Tiranë, 16 Nëntor, NOA – “Opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dëgjuan pak ditë më parë nga zëri i Opozitës së Bashkuar thirrjet për dhunë dhe destabilitet kombëtar deri në rrëzimin e maxhorancës. Por Duam të kujtojmë opinionin mbarë se vendi ynë është anëtar i NATO-s, dhe se asnjë in memorian kohë e dhunës dhe gjakderdhjes pa logjikë, nuk mund të bëhet më realitet”.

Me një deklaratë të tillë, Qendra mediatike “Kurajo” ka reaguar më së fundmi, lidhur me thirrjet e opozitës për shfaqje të dhunës deri në plotësimin e kërkesave të saj për transparencën e procesit të fundit zgjedhor.

“Por gjatë vizitës së tij në Tiranë, z.Rasmunsen u shpreh se as edhe një lule në bulevard mos të këputet nga protestat e opozitës, dhe kjo u ripërsërit nga z.Dokle një ditë më pas në parlament, se “jemi aq të kulturuar sa edhe nje lule nuk do të këpusim gjatë protestave”, citon kreu i qendrës “Kurajo”, Hamza Hatika.

Duke shtuar në këtë deklaratë për shtyp se “shqiptarët kanë detyra më të mëdha sesa rikthimi në kohën e destabilizimit nën simbolin e tre gishtave, apo edhe rikthimin në pushtet me forcën e armëve”.

“Koha që jetojmë është ajo e reforma intensive dhe dialog mes palëve për të shfrytëzuar maksimalisht vlerat në arkivë të kombit më të dënuar nga dhuna dhe lufta, e ku varret pa emër dhe dëmshpërblimet janë menu e padëshiruar, por një detyrim nga e kaluara që mesa duket është akoma imazh dhe mirazh për pensionistët që duan të thonë qartë fjalën e fundit”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE