Spanjë, 17 nëntor NOA - Barcelona me sa duket ka arritur të kryejë një tjetër goditje në merkaton e ardhshme nde pa filluar. Kështu pas zërave të shumtë, ka ardhur dhe konfirmimi se Ibrahim Afellay është një lojtar i Barçës. Mesfushori i PSV ka arritur një marrëveshje me katalanasit.
Klubi holandez tha se lojtari është i lumtur që të ka arritur ëndrrën e tij për të qenë pjesë e një klubi të madh siç është Barcelona. Bisedimet mes agjentit të tij Rob Jansen dhe Barcelonës janë mbajtur në një atmosferë pozitive, por nuk kanë përfunduar ende.
r.b/NOA