Prishtinë, 17 nëntor, NOA – Plot 70 mijë euro i ka kushtuar shitja e shtëpisë së tij, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ndërsa të gjitha këto para ka bërë me dije se do ia dedikojë kësaj të fundit, e cila tashmë është kthyer në një parti politike.
Lajmi është bërë me dijeni nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas të cilës, drejtuesi Albin Kurti e ka shitur banesën personale për ta financuar subjektin e tij politik, i cili po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e pritshme të 12 dhjetorit.
“Kurti e ka shitur për 70 mijë euro banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa me këto para do të ndihmojë lëvizjen e tij”, - ka konfirmuar zyrtari financiar i “Vetëvendosjes”, Hysen Durmishi.
Ndërsa ka shtuar se Albin Kurti tashmë do të jetojë tek prindërit e tij, si më parë.
n.e/NOA