English

Anglia do kompensojë të burgosurit e Guantanamos

Londër, 17 nëntor, NOA – Qeveria britanike do të ndërmarrë kompensimin e mjaft personave të cilët janë mbajtur në kampet e paraburgimit jashtë shtetit, duke përfshirë edhe ata të Guantanamos në Kubë.

Kështu, ajo ka rënë dakord që të marrë përsipër pagesën e miliona dollarëve për të kompensuar një grup prej rreth 10 të burgosurish.

Lajmi zyrtar pritet të bëhet sot publik nga Sekretari i Drejtësisë, Ken Clarke, ndërsa detajet e marrëveshjes do të mbeten konfidenciale.

n.e/NOA

KOMENTE