English

Autoritetet federale në SHBA mund të ndalojnë tregtimin e pijeve energjike të alkoolizuara

SHBA, 18 nëntor NOA - Autoritetet federale të SHBA mund të ndalojnë tregtimin e pijeve energjetike alkoolike gjatë kësaj jave. Sipas senatorit demokrat Charles Schumer, i cili i bëri thirrje administratës së Obamës për të zbatuar ndalimin, FDA do të njoftojë menjëherë se kafeina nuk është një substancë për t’u kombinuar me pije alkoolike.

Faktikisht është një njoftim që sipas Schumer, do të shënojë “vdekjen” e këtyre pijeve të rrezikshme dhe toksike.

Pijet që kanë përfunduar në këtë padi, për këtë arsye, mund të hiqen nga tregu nga ana e autoriteteve federale dhe diçka e tillë mund të ndodhë pas shumë pak ditësh.

r.b/NOA

KOMENTE