English

Belgjikë, pasagjerët “bllokojnë” avionin

Belgjikë, 18 nëntor NOA - Një grup pasagjerësh të “Ryanair” organizuan një protestë të veçantë duke refuzuar të zbresin nga avioni, i cili ishte drejtuar në veri të Parisit dhedevijoji në një aeroport rajonal në Belgjikë.

Të zhytur në errësirë për katër orë në aeroportin e Liezhit, udhëtarët, të kthyer nga një festë në Marok, kanë rënë dakord për të zbritur jashtë vetëm në 3:30 të natës, pas një proteste që zgjati katër orë. Pasagjerët ishin kryesisht francezë dhe aeroporti i tyre, ku duhej të zbrisnin duhej të ishte ai i Beauvais, një qytet në veri të kryeqytetit francez.

Ata qëndruan të gjithë në bordin e avionit duke mos lëvizur, kjo dhe pse i gjithë ekuipazhi ishte në tokë.

Ata arritën të zbrisnin vetëm në orën 3.30 të natës. Në një errësirë të plotë që kishte përfshirë avionin, ku po qëndronin.

r.b/NOA

KOMENTE