Tiranë, 17 nëntor, NOA – Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi dhe më i suksesshmi i programuar ndonjëherë nga qeveria shqiptare, i cili ka në plan të parë rritjen e pagave dhe të pensioneve.
Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e theksoi gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka shtuar se një gjë e tillë do të kryhet, kur në të gjithë botën rritja e pagave dhe pensioneve është ngrirë për shkak të efekteve të krizës ekonomike globale.
“Buxheti i vitit të ardhshëm përballon me faturë të plotë përfundimin e mbi 2 mijë kilometrave të aksit Tiranë-Elbasan dhe Boshtit të Jugut”, tha ai.
Duke shtuar më tej, kreu i qeverisë tha se buxheti i drejtohet edhe infrastrukturës ujore ku do jenë me qindra ujësjellësa të rinj dhe kanalizimeve të shumta ...(vijon)
n.e/NOA