Gjermani, 17 nëntor NOA - Një sulm terrorist mund të godasë Gjermaninë nga fundi i nëntorit. Lajmi është njoftuar nga qeveria gjermane nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere, pas marrjes së udhëzimeve nga shërbimet e huaja.
“Ekzistojnë arsyet për t’u shqetësuar, por jo deri në ekstrem”, - tha de Maiziere, duke shpjeguar se masat e sigurisë do të forcohen në aeroporte dhe stacione hekurudhore.
Në një konferencë për shtyp në Berlin, ministri tha se ka janë hetuar shumë gjurmë dhe sinjale që flasin për një sulm të mundshëm në fund të muajit.
Ai shtoi se tashmë është krijuar një situatë e re në lidhje me kërcënimet terroriste në vend. De Maiziere nuk dha hollësi të mëtejshme.
“Ne tregojmë forcë dhe nuk e lëmë veten të frikësohemi”, - tha ministri i cili i kërkoi gjithashtu popullsisë të qëndrojë e qetë.
"Ekzistojnë motivet për t’u shqetësuar, por jo në ekstrem. Nuk mund të lejojmë që jeta jonë të kufizohet nga terrorizmi ndërkombëtar”, - shtoi ai.
r.b/NOA