English

Kili, gratë protestojnë në minierë

Kili, 17 nëntor NOA - Një grup prej 33 femrash zbriti në një minierë në Kili duke kërcënuar me një grevë urie për të mbrojtur punën nëntokësore në zonat e prekura nga tërmeti dhe cunami i shkurtit.

Gratë, 33 në numër ashtu si minatorët e burgosur për dy muaj në San Jose, janë në një thellësi prej 500 metrash në vendin e quajtur “Chiflon del Diablo”, një minierë të vjetër qymyri të braktisur në vitet nëntëdhjetë, e cila u kthye në një vend turistik.

Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë vëmendje në çështjen e tyre, grupi i grave, që pretendon të përfaqësojë më shumë se 12 mijë banorë të qendrës në jug të vendit, ka zgjedhur numrin 33 duke u frymëzuar nga 33 minatorët e bllokuar në thellësitë e minierës së San Jose për më shumë se dy muaj.

“Ne kemi provuar në shumë mënyra, por qeveria nuk na ka dëgjuar, duke na detyruar ne që të kryejmë këto akte force”, - tha zëdhënësi i grupit, Bridget Lara. Tërmeti dhe tsunami i 27 shkurtit në Kili ka shkatërruar pjesë të qyteteve bregdetare në jug dhe qendër të vendit, duke shkaktuar 521 të vdekur dhe 56 të zhdukur, me dëme të llogaritura në rreth 22 miliardë euro.

r.b/NOA

KOMENTE