English

Kinë, ndërtohet për 6 ditë një hotel

Kinë, 18 nëntor NOA - E mërkurë, 6 tetor, në të gdhirë, në qytetin qendror kinez të Changsha, ishte një vend i lirë ndërtimi që priste një hotel.

E martë, 12 tetor, në perëndim të diellit, në qytetin e qendror kineze të Changsha nuk ishte më zona e lirë e ndërtimit: tashmë ndodhet Hotel Ark.

Një ekip punëtorësh për gjashtë ditë ka arritur të ndërtojë një hotel me pesëmbëdhjetë kate. Bëhet fjalë për një strkturë anti-sizmike (në gjendje të përballoj trodnitje deri në nëntë ballë të shkallës Rihter), e izoluar termikisht dhe akusitikisht, me çdo komoditet, duke përfshirë palestër dhe pishinë. Në qoftë se dikush ende ka ndonjë dyshim në lidhje me produktivitetin e Kinës, kjo histori me shumë mundësi do ta bindë. Gjashtë ditë për të ndërtuar një hotel, një rast me të vërtetë për t’u habitur.

r.b/NOA

KOMENTE