English

Kryeministri: Turizmi, Shqipëria “Miss Planeti”

Tiranë, 17 nëntor, NOA Update - “Miss Planeti” e ka cilësuar Shqipërinë kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, ndërsa ka cituar vlerësimet më të fundit të bëra ndaj vendit tonë nga organizatat prestigjioze lidhur me turizmin.

“Do të shihet çdo raport investimi për turizmin”, tha ai, duke lënë porosi për të gjitha ministritë që ta shohin me përparësi zhvillimin e këtij sektori.

“Nuk mund të gjendemi para kushteve të papranueshme sanitare për të pritur turistët në vend”, apeloi më pas kreu i qeverisë.

Duke shtuar se “Instituti i Shëndetit Publik apo Agjencia e Mjedisit nuk ka nevojë t’i konstatojë këto probleme në verë, por duhet të parandalojë paraprakisht, duke kryer kontrollet e duhura”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE