English

Kurban Bajrami, Obama: Muslimanët përkujtojnë sakrificën për më të pafatët

Uashington, 17 nëntor, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe zonja e Parë amerikane, Mishel Obama kanë uruar të gjithë besimtarët muslimanë në mbarë botën për ditët e Haxhit dhe festën e shenjtë të sakrificës dhe dashurisë ndaj të varfërve, Kurban Bajramit.

Në urimin e tij Presidenti amerikan shkruan: “Mishel dhe unë dërgojmë përshëndetjet tona për një Kurban Bajram të gëzuar për myslimanët në mbarë botën dhe u urojmë rrugëtim të mbarë të gjithë atyre, që marrin pjesë në Haxh”.

Zoti Obama thekson më tej se “Këtë vit, rreth tre milionë pelegrinë nga më shumë se 160 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, janë mbledhur në Mekë dhe vende të tjera rreth saj për të kryer ritualet e Haxhit dhe për t’u falur së bashku”

“Me rastin e Bajramit, myslimanët në mbarë botën përkujtojnë gatishmërinë e Ibrahimit për të sakrifikuar birin e tij dhe për të shpërndarë ushqime për më të pafatët, - një kujtesë e vlerave tona të bashkëndara dhe rrënjëve të përbashkëta të tre feve kryesore në botë”, shkruan presidenti amerikan.

“Në emër të popullit amerikan, ne ju dërgojmë urimet tona më të mira për këtë sezon të Haxhit, -Aid Mubarak dhe Haxh Mabrur”, përmbyll mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët muslimanë, çifti presidencial i SHBA-ve.

mit/NOA
KOMENTE