English

Ministria e Mbrojtjes: Kemi dhjetëra mijëra ton municione të paplasura

Elbasan, 17 nëntor, NOA Update - I pyetur në lidhje me ecurinë e punës në poligonet e miratuara tashmë nga Kuvendi i Shqipërisë, ministri Imami në Elbasan u shpreh se “poligonet do të vazhdojnë të shkatërrojnë ato municione të cilat nuk mund të prishen, të shkatërrohen, pra që nuk mund të asgjësohen me rrugë industriale”.

“Por, ne i kemi marrë të gjitha masat që të mos ketë asnjë rrezik për jetën e qytetarëve, të ulim ndotjet akustike dhe që shpërthimet të jenë sa më të vogla, në sasi, dhe në këtë mënyrë edhe ndotja e ambientit është minimale. Duhet të kuptojmë se jemi përballë një shqetësimi të madh dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk ka asnjë problem. Kemi dhjetëra mijëra ton municione të paplasura dhe çdokush që merr përsipër të flasë për këtë çështje duhet të ketë parasysh se siguria për ambientet është maksimale dhe ne do t’i kushtojmë vëmendjen maksimale”, tha ai më pas.

Duke shtuar se “duhet të jemi koshientë që kemi një problem të madh, për sa kohë kemi dhjetëra mijra ton municione në Shqipëri. Pra, çdo kush që merr përsipër të flasë për këtë çështje duhet të ketë parasysh t’i balancojë të dyja këto interesa themelore të vendit”.

n.e/NOA

KOMENTE