English

Pasqyra e Shtypit, 17 Nëntor 2010

Tiranë, 17 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 17 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e bëra dje nga kreu i Partive Popullore Evropiane mbi krizën politike në Shqipëri. Ato paraqesin edhe përplasjen e Ramës dhe Olldashit për xhaminë në Tiranë, bazuar në deklaratat e të parit, bërë dje me rastin e ditës së Kurban Bajramit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Më shumë para se Shkëlzeni”, i cili citon një skandal të ri, duke përmendur emrin e djalit të kryeministrit.

“PS: E sigurt rënia e Topallit, ja skema e rrëzimit”, është një artikull që citon skenarin e selisë rozë për rrëzim përmes një mocioni kundër kryeparlamentares Topalli.

“Projekti Tiranë-Elbasan, shtohet një by-pass në Lundër” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Dhunimi i varreve/ Merret i pandehur ish-kreu i OMONIA-s”, i cili tregon detaje nga hetimi për skandalin e Boboshticës.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gjobë 200 euro për Vokshin, incidenti në kufi me Kosovën se s’iu bind urdhrit për të mbajtur radhën”.

Ndërkaq, në rubrikën ‘dossier’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Vizita në OKB: si u nderua Mehmet shehu të vinte në Nju Jork”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e feve, është edhe ai me titullin “Përplasja/ Rama-Olldashi përballë për xhaminë e Tiranës”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Gardisti që plagosi kamerierin, ortak me Rafin dhe Tan Leprin”, i cili tregon detaje nga plagosja e gardistit që shoqëronte kryeministrin.

“Rama drekë me të varfrit, dëshmia: Mbledh kanaçe se s’kam të ha bukë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Nëna e 4 fëmijëve të vdekur: Nuk kisha lekë, edhe Nertilën e linda në shtëpi. Për lekë nuk bëra as divorc”.

“Pëllumb Xhufi: Pse nxora studimin kundër Ishullit të Ben Blushit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Brukseli, rinegocim për krizën”, i cili tregon debatet e djeshme në mbledhjen e organizuar nga Partitë Popullore në forumin për Ballkanin, mbi krizën politike tek ne.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Super-aksioni kundër vjedhjeve, hajdutët dynden në komisariate”.

Ndërsa çështja e integrimit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Gallup: Shqiptarët nuk kanë besim te qeveria dhe zgjedhjet”.

“Luan Malltezi: Do kthejmë socializmin në Muzeun Kombëtar” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Kreu i PPE apel PS: Ndalni, nuk jeni seriozë”, i cili i referohet deklaratave të kreut të Partive Popullore Evropiane, lidhur me krizën politike në Shqipëri.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Olldashi, Xhamia në Tiranë, Rama mashtroi myslimanët”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gjirokastër, kapet duke shitur hashash te konvikti”.

Ndërsa në rubrikën “kronikë” do të lexoni “Imami: Demontimi, po kapim standardet e BE-së”.

n.e/NOA

KOMENTE