Tiranë, 17 nëntor, NOA – Kryeqyteti shqiptar përkujton sot 66-vjetorin e saj të çlirimit, ndërsa aktivitete të ndryshme janë parashikuar që të organizohen me rastin e këtij përvjetori nga Bashkia e Tiranës.
Siç bëhet me dijeni nga burime pranë Bashkisë për agjencinë e Lajmeve NOA, fillimisht do të organizohen edhe homazhe tek memoriali i “Ushtarit të Panjohur” në kryeqytet, për të vijuar më pas edhe me aktivitete të tjera.
Sipas të dhënave, gjatë betejës 19-ditore të zhvilluar për çlirimin e Tiranës dhanë jetën 127 partizanë e banorë të kryeqytetit, ndërsa mbetën të plagosur 327 të tjerë. n.e/NOA