Tiranë, 17 Nëntor, NOA – Qeveria me anë të një vendimi të posaçëm, ka vendosur sot për krijimin e një fondi të veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, në masën 5% të fondit të pagave, për shpërblime të ndryshme. “Fondi i pagave, për efekt të llogaritjes së fondit të veçantë, do të përfshijë vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë”, citon ky vendim qeverie.
Duke shtuar se fondi i veçantë, përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë; shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik; shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore; dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe për raste të tjera apo veprimtari social-kulturore.
Vendimi citon ndërkaq, se përjashtimisht, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve masa e shpërblimit mund të jetë deri në 2 paga mujore në vit, ku shpërblimi mbi një pagë mujore në vit kushtëzohet vetëm për punonjësit që kontribuojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave tatimore, pas miratimit të një udhëzimi të veçantë për kriteret dhe rregullat e përfitimit të shpërblimit, i cili miratohet nga ministri i Financave.
Të tjera risi të vendimit:
Shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor për festat e fundvitit, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, pavarësisht shpërblimit sipas pikës 3, të këtij vendimi, dhe përballohet nga fondi faktik i veçantë.
ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për:
• Rastet e vdekjes së punonjësit ose të një anëtari të familjes së punonjësit (prindërit apo fëmijët), kur bashkëjetojnë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit, e diferencuar nga 10 000 - 30 000 lekë, për çdo rast. • Rastet e sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje shëndetësore jashtë vendit. Pagesa jepet nga titullari i institucionit, e diferencuar nga 30 000 - 50 000 lekë, për çdo rast. • Rastet e daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një pagë mujore.
8. Veprimtaritë e ndryshme, që kanë karakter social apo kulturor, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit, dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni, përballohen nga fondi i veçantë. Në këto veprimtari social-kulturore, kur ato organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe akomodimit paguhen nga vetë punonjësit.
9. Përjashtimisht, për vitin 2010, fondi i veçantë nuk përdoret për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë dhe veprimtari social-kulturore.
10. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti
n.e/NOA