English

Shtypi këmbësorin, shoqërohet drejtuesi i automjetit

Durrës, 17 nëntor, NOA – Sapo ka kaluar trafik-ndarësin duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, ne segmentin rrugor Tiranë-Durrës, një 31-vjeçar nga Durrësi është aksidentuar nga automjeti tip Benz me targa TR 1234 T.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, i lënduari mban emrin A.Izvira, ndërsa ngjarja ka ndodhur përkatësisht në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”.

Menjëherë i dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore nga drejtuesi i automjetit, 51-vjeçari Gëzim Kuliçaj, banues në Tiranë, për në Spitalin e Durrësit, ku edhe ndodhet nën trajtim mjekësor në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, po vijon kryerja e veprimeve të para hetimore teknikë, ndërsa Gëzim Kuliçaj është shoqëruar pranë ambjenteve të policisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE